Privacy Policy


Të dhënat e treguara nga Përdoruesit e Aplikacionit “I am Tirana”, do të përfshihen në arkivin elektronik
të Shoqërisë dhe të pikave të shitjes ku do të përdoret karta virtuale.

Këto të dhëna klasifikohen si të dhëna personale, referuar ligjit nr. 9887, dt. 10.03.2008 “Për mbrojtjen e
të dhënave personale”, dhe do të mblidhen me qëllimin për të realizuar iniciativa publicitare, të
posaçme për përdoruesit e aplikacionit “I am Tirana”, si dhe për t’i informuar në çdo kohë, me anë të
mjeteve të ndryshme të komunikimit, për mundësitë dhe avantazhet që lidhen me përdorimin e kartës.

Këto të dhëna do të përpunohen nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Aplikacionit “I am Tirana”, të
cilët do të quhen përgjegjës të përpunimit.

Të anëtarësuarit duhet të vihen në dijeni se të dhënat e tyre përpunohen në përputhje me ligjin nr.
9887, dt.10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe se ata kanë të drejtë të njihen me të
dhënat e tyre personale, të kërkojnë korrigjim ose fshirje, si dhe të kundërshtojnë përdorimin e tyre,
duke kontaktuar me përgjegjësit e përpunimit dhe duke i bërë të ditur mënyrën e kontaktimit me këto
përgjegjës.

Të gjitha këto të drejta i bëhen të ditura përdoruesve të aplikacionit “I am Tirana”, në momentin e
plotësimit të të dhënave në aplikacion, ku do të jenë të pasqyruara sa më sipër dhe me anë të të cilit do
të kërkohet autorizim për mbajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave.